Një nga temat që u diskutua mes kryeministrit Edi Rama me përfaqësuesin e jashtëm të BE, Josep Borell ishte integrimi i Shqipërisë në BE. Duke mos kursyer batutat, kryeministri ka thënë se ‘dasma’ nuk do të anulohet, pasi Shqipëria ka rënë në dashuri me Europën. Ai e mbylli fjalën e tij duke thënë se Europa do të detyrohet të martohet me Shqipërinë, por kjo kërkon fillimishtforcë dhe durim.

Gjithashtu nuk ka munguar edhe një koment epik nga Borell, i cili u shpreh se ka lloje të ndryshme martesash, duke mos e vijuar më fjalën e tij.

“Jam i bindur që BE i ka kapacitet për ta kaluar këtë, por kjo do të kërkojë pak kohë . Borell tha se ngritja e çmimeve është armë që Rusia kërkon ta përdorë kundër nesh për të kundër vendosur opinionet publike ndaj qeverive në mënyrë që ato të fillojnë të çetojnë, për të garantuar të ardhmen e të gjitha vendeve që janë në radhë pas Ukrainës dhe për të shmangur një Luftë të Tretë Botërore. Këtë armë që Kremlini po e përdor ne duhet ta neutralizojmë me shumë durim dhe qartësi se kjo është një luftë që na përket tërësisht. Është luftë për të mbrojtur atë që ne si shqiptarë e kemi fituar mbi 30 vite më parë dhe për të mos u kthyer më atje. Por është edhe luftë që Rusia të mos shtrihet përtej. Besoj që BE i ka të gjitha fuqitë që këtë armë ta neutralizojë dhe do ta neutralizojë dhe është me rënësi që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë. Sa i përket hapave të integrimit, ajo është pjesa më pak domethënëse sot. Ne jemi të vendosur deri në fund. Këta do të detyrohen të martohen me ne në fund, nuk kanë ku shkojnë , por ne duhet të rezistojmë me gjithë forcën dhe durimin”, tha Rama.