Vizita e liderëve të Gjermanisë, Francës dhe Italisë në Kiev është një shfaqje solidariteti, por edhe për një angazhim  për të vazhduar mbështetjen dhe ndihmën ndaj Ukrainës dhe qytetarëve të saj, sipas kancelarit gjerman Olaf Scholz., shkruan BBC.

Duke folur për gazetën gjermane Bild gjatë rrugës së tij për në Kiev, Scholz tha: “Ne nuk duam vetëm të demonstrojmë solidaritet, ne duam gjithashtu ta bëjmë të qartë se do të vazhdojmë  ofrojmë ndihmë financiare dhe humanitare për Ukrainën, por edhe armë.”

Mbështetja do të vazhdojë për aq kohë sa është e nevojshme për luftën e Ukrainës për pavarësi, tha Scholz, duke shprehur se situata në Ukrainë ishte e pazakontë.

Ai gjithashtu tha se sanksionet janë të një rëndësie të madhe, duke thënë: “Ato kontribuojnë në mundësinë që Rusia të heqë dorë nga operacioni dhe të tërheqë përsëri trupat e saj. Sepse ky është qëllimi.”