Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në Berlin kryeministri Edi Rama se takimi me kancelarin Scholz ishte shumë pozitiv lidhur me rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe aspiratat tona për në Bashkimin Europian. Po ashtu, kryeministri tha se nuk e sheh si mosmbështetje nga ana e kancelarit gjerman Scholz mungesën e një deklarate për nismën “Ballkani i Hapur”. Rama tha nga Berlini se nëse do të ishte kundër nuk do përtonte ta thoshte publikisht.

“Po të mos ishte jo mbështetës nuk do të përtonte ta thoshte. Kurrsesi nuk do të thosha që është mosmbështetës. Për sa i përket mbështetjes së hapur, kjo është një zgjedhje e komunikimit plotësisht e respektueshme. Ballkani i hapur ka lindur edhe kur shpjegohet, shpjegohet ekzaktësisht siç është për shkak se Procesi i Berlinit filloi të humbiste impaktin. Ajo çka u parë në procesin e Berlinit, nuk u implementuar kurrë nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Ata që janë kundër në Tiranë, nuk janë problem, nuk më intereson ca mendojnë ata, por çfarë mendon shumica.”, tha Rama.