Paul Scholes nuk ka mbetur fare i impresionuar me një lëvizje, që mëtonte të tregonte klas, nga Anthony.


Lojtari pranoi një top nga ana e majtë, duke u rrotulluar çuditshëm në 360 shkallë.

 

Ndonëse dikë mund ta ketë lënë gojëhapur, kjo nuk vlen të paktën për Scholes që thotë se lëvizje të tilla janë shfaqje koti.

 

“Qesharake. Shfaqje koti. Me atë lëvizje s’e kaloi askënd, nuk e mposhti asnjë kundërshtar. Për më tepër, pas këtij veprimi e pason topin jashtë fushës”, u shpreh ai.

Më poshtë gjeni lëvizjen e shumëpërfolur të Anthony.