Një zjarr ka përfshirë një stan në fshatin Viron, Finiq mëngjesin e sotëm. Si pasojë e flakëve janë djegur 200 dele dhe një sasi e konsiderueshme produktesh ushqimore.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.