vrasje1

Dy persona mbeten të vrarë me armë zjarri rreth orës 13: 30 minuta pranë Akademisë Ushtarake të Marinës në qytetin e Vlorës.

Viktimat një vajzë dhe një djalë janë ekzekutuar brenda në një pasticeri.

Sipas policisë viktimat janë identifikuar si Klaudia Bisha, 20 vjeçe dhe Parid Velaj, 30 vjeç

Ende janë të paqarta rrethanat e motivet e ngjarjes, por mësohet se një person është ndaluar si autori i vrasjes.

Dyshohet se vajza ka qenë objektiv i atentatit ndërsa djali është pronari i pasticerisë, ku ndodhi krimi.

burimet  bën të ditur se është arrestuar personi i dyshuar si autor.