Ish kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat këtë të enjte ka thënë se drejtësia duhej të veprojë, duke hetuar personat e shpallur ‘non-grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ish-kryetari i Partisë Demokratike ka sulmuar ish-kryeministrin Sali Berisha, duke thënë se mban standard të dyfishtë me DASH. Sipas Bashës, Berisha është përgjegjës për shkatërrimin e Partisë Demokratike.

Sipas tij është e rëndësishme që Berisha në të mirë të PD-së duhet që të bëjë një hap pas.

“Nuk mund të themi se Vangjush Dako, Tom Doshi e të tjerë duhet që të marrin dënimin e duhur dhe Rama të mbajë përgjegjësi, por nuk mund të mbajmë standard të dyfishtë në familjen tonë politike, që e ka kthyer në një luftë të brendshme për interesa personale. Berisha ka nisur sulme të strukturuara ndaj Alibeaj, ndaj meje dhe ajo që duhet që të bëjë një hap pas, siç unë kam bërë hapin tim”, ka thënë Basha.