Në ndeshjen e fundit të javës së 29 të Serie A, Interi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Torinon, falë golit të Sanchez në minutën e 93 dhe zbriti në vendin e tretë, -4 nga Milani, ndonëse ndeshja kundër Bolonjës është gjithmonë për tu rikuperuar. Bremer, objektivi i merkatos pikërisht i zikaltërve, zhbllokoi ndeshjen në një rrëmujë në minutën e 12′. Granatat kërkuan edhe një penallti evidente për faullin e Ranocchia ndaj Belottit (36′), bëjnë një lojë të shkëlqyer por në fund u befasuan nga kiliani në shtesë të plotë.

Fundjava në të cilën të gjithë rivalët e titullit u përgjigjën prezent, dukej e destinuar të përfundonte në mënyrën më të keqe për Interin. Të privuar nga ‘fari’ Brozovic, kampionët e Italisë në pjesën e parë kaluan në disavantazh (Bremer) dhe më pas u falën nga arbitri Guida, i cili në të 36′ nuk sanksionoi me penallti një faull të Ranocchias ndaj Belottit. Por në fund me forcën e nervave, më shumë se me lojë, zikaltrit gjetën golin e barazimit me atë Sanchez, që gjatë javës kishte marrë mbi vete të gjithë fajin për eliminimin nga Champions League. Befasohet skuadra e Juric, i cili po shijonte suksesin e parë pas 7 ndeshjesh. Por as zikaltërit nuk mund të gëzohen shumë, pasi për herë të parë pas disa muajsh nuk janë më zotër të fatit të tyre. Edhe me një ndeshje për t’u rikuperuar, ata janë -4 nga Milani, ndërsa Napoli është në +1 dhe Juve vetëm 3 pikë larg.

Serie A Italy
Fiorentina 1-0 Bologna
Verona 1-2 Napoli
Atalanta 0-0 Genoa
Udinese 1-1 Roma
Torino 1-0 Inter