Në një konferencë për mediet, kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje se çfarë u diskutua gjatë samitit të NATO-s që zgjati për 3 ditë. Para gazetarëve Rama tha se ka kërkuar që Kosova të futet në aleancë. Kryeqeveritari u ndal edhe tek presioni mbi Serbinë nga BE, duke thënë se nuk duhet të tejkaloj krisjen që mund të çonte në veprime të gabuar.

“Ishte një samit i veçantë nga kohëzgjatja por edhe nga pesha. Kishte dhe një element të rëndësishëm për ne. Kishte të bënte për mundësinë e negociatave intensive për të arritur marrëveshjes me RMV dhe Bullgarisë. Për të gjitha këto dhe për të tjera jemi këtu. Dëshiroj që të kujtoj me hapjen e rrugës nga Turqia janë krijuar premisat që NATO të shtohet me dy anëtarë të tjerë. Edhe ajo ka qenë shumë e vështirë, është negociatë që u mbyll në orët e fundit. Kishte fokus për rajonin e BP, qëndrimi ynë ka qenë i njëjti. Ai i njohuri dhe i përsëritur në më shumë se një rast. Serbia të mbahet sa më shumë dhe afër me frontin kundër agresionit dhe presioni të mos shkojë në një krisje që mund të ketë pasoja për rajonin. Kemi kërkuar që Kosova të futet në NATO.”, tha Rama.