Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama ka shkuar në Bruksel si vasal i Aleksandër Vuçiç. Berisha deklaroi se nuk është vetoja e Bullgarisë ajo që ka penguar çeljen e negociatave për Shqipërinë me BE-në, por se disa shtete sipas tij nuk janë dakord. Sipas Berishës, kryeministri Edi Rama me deklaratat dhe qëndrimet e tij Rama dëshmoi qartë se është i rreshtuar jo me Ballkanin e Berlinit, por me Ballkanin e Putinit. Kreu i PD-së tha se i kërkon ndjesë popullit bullgar në emër të Partisë Demokratike.

“Edi Ramës nuk i hapi negociatat. Nuk e pranojnë. Në mënyrë absolute shkaqet themelore nuk është Bullgaria por siç ja tha vetë padroni i tij Vuçiç, janë disa vende të BE që nuk janë dakord për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Se Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet e vendosura nga BE. Përkundrazi Shqipëria ka shënuar rrokullisje të mëdha. Pra Nuk është vetoja e Bullgarisë, por është regresi i Demokracisë në Shqipëri dhe mos plotësimi i kushteve. Apo grabitja e mandatit të tretë që rrihte gjoksin në BE. Liria e mediave dhe krimi politik të Partisë Socialiste filluar nga Edi Rama. Ai u sjellë në Bruksel sikur ishte Dodik dhe jo kryeministër i Shqipërisë.” tha Berisha.