Mohamed Salah, ka dhuruar mbi 150,000 dollarë për të rindërtuar një kishë në Egjipt që u dogj nga zjarri.


Në Giza, zjarri shkatërroi një kishë dhe me atë rast 41 persona humbën jetën dhe 14 persona u plagosën.

 

Zjarri, që dyshohet se ka rënë për shkak të një defekti elektrik në kondicionerët, ka bllokuar daljen dhe ka shkaktuar rrëmujë. CNN raportoi se të paktën 18 fëmijë ishin në mesin e të vdekurve.

 

Salah, i cili u rendit nga gazeta britanike The Sunday Times si personi i tetë më bujar në Britaninë e Madhe, njihet për gjestet e tij humanitare.

Disa vite më parë, ai dhuroi tre milionë dollarë për të ndihmuar Institutin Kombëtar të Kancerit, ndërsa tani ka kontribuar në rindërtimin e kishës.