lac_leja_e_armes_se_armandos_9067
Armando Prenga ka plagosur pjesëtarë të familjes Cali me një armë e që e mbante me leje që prej janarit të këtij viti. Sipas avokatit të tij arma ka qenë me leje dhe pistoleta është e tipit Beretë. Arma është marrë në komisariatin e Lezhës nga edhe është legalizuar mbajtja e saj.

Avokati i deputetit Armando Prenga, Baftjar Rusi ka deklaruar se klienti i tij ka qëlluar vetëm një herë në ajër me armë për vetëmbrojtje. Ai tha se Prengës i kanë prerë rrugën. Sipas tij arrestimi në flagrancë i Prengës është kryer në shkelje të ligjit.

Avokati nuk ka përmendur me këtë rast se nga ka ardhur plagosja e 4 anëtarëve të familjes Cali, disa prej të cilëve për shkak të armës. Po ashtu ai nuk jep sqarime për akuzën fillestare ndaj Prengës lidhur me goditjen që ka bërë me qytën e pistoletës ndaj Gjok Calit.