Më 21 mars, Meta u cilësua zyrtarisht një “organizatë ekstremiste” në Rusi.

Ky emërim erdhi me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme Ruse dhe u dha në një seancë dëgjimore në Gjykatën Tverskoy të Moskës.

Prokurorët shtetërorë nisën këtë procedurë gjyqësore pasi më 10 mars mediat raportuan se platformat e Meta-s po u lejonin përdoruesve të “Facebook”-ut dhe “Instagram”-it në disa shtete që të bënin thirrje për dhunë ndaj rusëve dhe ushtarëve rusë.

Emërtimi “organizatë terroriste” sipas prokurorëve, do t’i bëjë të jashtëligjshme vetëm “Facebook”-un dhe “Instagram”-in dhe jo platformën e mesazheve “WhatsApp” të kompanisë Meta.

Praktikisht, kjo do të thotë se çdo rus që operon në “Facebook” ose “Instagram” do të jetë përgjegjës për ndjekje penale, ashtu si pronari i çdo vitrine që reklamon praninë e tij në platformat Meta.

Së fundmi sipërmarrësit rusë të teknologjisë do të lançojnë një aplikacion të ngjashëm me “Instagram” për ndarjen e fotografive. Shërbimi i ri, i njohur si “Rossgram”, do të jetë i disponueshëm për përdoruesit më 28 mars.

Alexander Zobov, drejtor i marrëdhënieve me publikun të “Rossgram” tha se:

“Partneri im Kirill Filimonov dhe grupi ynë i zhvilluesve ishin gati për këtë kthesë të ngjarjeve dhe vendosën të mos humbisnin mundësinë për të krijuar një analog rus të një rrjeti social popullor e të dashur nga bashkatdhetarët tanë.”