Forcat ruse kanë shënjestruar edhe një herë qytetin jugor të Ukrainës, Odesa, duke goditur ndërtesat private në fshatrat bregdetare në orët e para të mëngjesit të sotëm, raportojnë zyrtarët lokalë.

Kreu i administratës ushtarake të rajonit, Serhiy Bratchuk, tha se do të publikonte më shumë detaje në një postim në Telegram më vonë.

“Sulm me raketa Odesa duke përdorur avionë strategjikë”, tha ai.

Të shtunën, 12 orë pasi Moska nënshkroi një marrëveshje me Kievin për të lejuar eksportet e monitoruara të grurit nga portet jugore të Ukrainës, Rusia shënjestroi Odesën me sulme me raketa.

Zelensky e quajti sulmin “barbarizëm” flagrant, duke treguar se Moskës nuk mund t’i besohej zbatimi i marrëveshjes. Dërgesat eksportuese të Ukrainës do të kryheshin përmes Odesës.