Ministria e Jashtme ruse ka publikuar një deklaratë nga sekretarja e shtypit Maria Zakharova në lidhje me situatën globale të grurit. Ajo citoi statistika që pretendojnë se nivelet e prodhimit dhe tregtisë së drithërave janë më të larta se vitet e mëparshme, sipas The Guardian.

Përfaqësuesit e Perëndimit po përdorin çdo platformë, përfshirë OKB-në, për të akuzuar Rusinë për reduktimin e sasisë së grurit të disponueshëm në treg nëpërmjet veprimeve të saj, që sipas Perëndimit ka shkaktuar rritjen e çmimeve.

Në realitet, megjithatë, ka më shumë drithëra në treg se në vitet e mëparshme, dhe tregtia është gjithashtu në rritje”.

Ajo pohon se shkaqet e rritjes së çmimeve dhe mungesave janë gabimet sistematike të Perëndimit dhe inflacionit global të shkaktuar nga mekanizmat dritëshkurtër financiarë dhe monetarë që përdori Perëndimi gjatë pandemisë.

“Tranzicioni i Europës dhe Amerikës së Veriut drejt energjisë së gjelbër dhe sanksionet e paligjshme që kanë ndërprerë zinxhirët e mallrave,” tha ajo.

“Përsa i përket faktit nëse uria është një skenar realist, ekspertët parashikojnë gjithnjë e më shumë një rezultat pesimist. Ata besojnë se shumë kombe do të preken dhe akoma më shumë do të varfërohen. Regjimet perëndimore që nxisin dhe shkaktojnë shkatërrim duhet të fajësohen për këtë.”

Rikujtojmë se në një deklaratë ditën e djeshme, diplomati i lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell e përshkroi bllokadën ruse të eksporteve të grurit nga Ukraina si “një krim të vërtetë lufte”.