Rusia kërcënon se do të mbyllë gazsjellësin e saj me Gjermaninë, nëse Perëndimi vijon me planet për të ndalur importin e naftës ruse. Zv/kryeministri Novak deklaroi se një lëvizje e tillë do të kishte pasoja katastrofike për furnizimin global dhe çmimi i naftës do të arrin në 300 dollarë për fuçi.

SHBA është duke vlerësuar një plan të mundshëm, së bashku me aleatët, për të ndaluar naftën ruse si dënim për pushtimin e Ukrainës. Por kjo gjë tashmë është kundërshtuar nga Gjermania, Holanda dhe Hungaria. Aktualisht BE merr 40% të gazit dhe 30% të naftës nga Rusia dhe nuk është e lehtë të gjendet një furnizues tjetër nëse kjo linjë ndërpritet.