Inteligjenca amerikane ka dalë në përfundimin se rreth 75 mijë ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur në luftë në Ukrainë. Informacionet nga mbledhja e inteligjencës i ka bërë të ditura për mediet ligjvënësja demokrate Elissa Slotkin. Kjo shifër përbën gati gjysmën e numrit të trupave që Moska ka dërguar në Ukrainë që prej nisjes së të ashtuquajturit operacion special. Ligjvënësja pretendoi gjithashtu se rreth 80% e forcave ruse gjenden të bllokuara ose të lodhura. Viktimat ushtarake konsiderohen sekrete shtetërore në Rusi – edhe në kohë të paqes prandaj Moska nuk i përditëson të dhënat e saj.

Nëse shifrat e humbjeve të Rusisë konfirmohen, ato do të përbënin një disfatë të madhe për Rusinë, ndërsa Ukraina çon përpara kundërsulmin me qëllim marrjen e territoreve të pushtuara në jug të Ukrainës, kryesisht të Kersonit.