koco-rama
Pas një seance në Kuvend ku përvec përlasjeve me deputetët e opozitës, ka rënë në sy edhe braktisja e LSI-së, Gramoz Ruci, Taulant Balla dhe Sadri Abazi kanë marrë pak kohë për të drekuar “fshehtas” në një prej restoranteve të kryeqytetit. Lapsi.al mëson se tre deputetët e PS-së po drekojnë në një restorant me prodhime deti në zonën pranë maternitetit të ri.

Gramoz Ruci ka pasur së fundmi edhe një përplasje me Koco Kokëdhimën, gjatë një mbledhje në prani të kryeministrit Rama. Mësohet se Kokëdhima ka kërkuar shtyrjen e Kongresit të PS-së, ndërsa kundër tij kanë dalë Ruci dhe disa përfaqësues të tjerë të lartë të PS-së. Nuk dihet me saktësi cfarë qëndron pas kësaj përplasje.

Gazeta “Sot” raporton se deputeti Koco Kokëdhima synon të marrë postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, post që prej vitesh e mban “veterani” Gramoz Ruc. Nga deklarimet e deritanishme në Partinë Socialiste janë të ndarë në qëndrime. Disa mbështesin idenë e Kokëdhimës për shtyrjen e Kongresit të partisë, e disa të tjerë kanë dalë haptazi kundër madje edhe me akuza që Kokëdhima po “shkatërron partinë”.

Kujtojmë këtu akuzat e deputetit të Vlorës, Fatmir Toci dhe kundërshtitë e Valentina Leskajt. Koco Kokëdhima është caktuar nga Rama si koordinator i rajonit të jugut, ku në organizimin e ri të PS-së bëjnë pjesë qarqet Vlorë dhe Gjirokastër.