Një ngjarje e rëndë u regjistrua në mëngjes në një shkollë në Tiranë, ku një rjedhje gazi ka sjellë evakuimin e të gjithë nxënësve. Katër prej tyre përfunduan në spital.

Detaje nga policia: 

Më datë 20.01.2021, rreth orës 09:30, në një shkollë në rrugën “Don Bosko”, si pasojë e një rrjedhje gazi në sistemin e ngrohjes, është bërë evakuimi i të gjithë nxënësve të shkollës.

Gjithashtu janë dërguar në spital, katër prej nxënësve ku po ju jepet ndihma mjekësore, pa probleme për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilët po punojnë për normalizimin e situatës.