Prej disa kohësh, qeveria ka paralajmëruar se kush do të harxhojë më shumë energji, do të paguajë më shumë. Këto deklarata i ka mbështetur edhe këtë të mërkurë zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i cili tha se për të gjitha ato familje që konsumojnë më shumë se 700 kilovat orë energji do t’i vijë një çmim i ri në faturën e dritave. Sipas Ahmetajt, bëhet fjalë për 25% të konsumit të energjisë, ndërsa shtoi se rreth bëhet fjalë për rreth 5% të familjeve shqiptare.

“Në raport me mundësitë dhe progresivitetin, ka një pjesë të vogël të familjeve, që harxhojnë rreth 25% të konsumit të energjisë, që kalojnë mbi 700 km. në progresin e progresivitetin, ato familje që harxhojnë 700kv në raport me ato familje që nuk i ka ato mundësi, do të trajtohet më ndryshe. Familjet që harxhojë më pak, nuk i ndryshon çmimi. Ato familje që  harxhojnë, nuk harxhojnë kot. Nëse ne ato rreth 75-00 sipërmarrje të tensionit të ulët do i kishim lënë në mëshirë të tregut, do paguanin 134 lekë. Nuk i kemi lënë në mëshirë të fatit. Jo qytetarëve të këtij vendi, ata që kanë harxhim normal të energjive, dhe kanë të ardhura mesatare dhe të ulta, nuk do iu rritet asnjë cent çmimi. Qeveria do të vazhdojë t’ju subvencionojë çmimin. Edhe për 7500 bizneset e nivelit të mesëm do i subvencionojnë”, tha Ahmetaj.