Rritja drastike e çmimit të naftës ka sjellë shqetësim në radhët e qytetarëve, të cilët janë bërë gati për ogranizimin e protestave të para.

Edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje për protestë në rrjetet sociale.

“Tirana ne shesh ne ora 17:00 kunder qeverise per rritjen e çmendur te çmimit te naftes! sb”, shkruan Berisha.

Faktorët kryesor të rritjes së çmimit të naftës janë lufta në Ukrainë dhe sanksionet ndaj Moskës.

Pavarësisht kësaj, qytetrët presin një menaxhim më të mirë nga qeveria, në mënyrë që të mos e ndiejnë menjëherë efektin e kësaj krize.