Numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë është rritur. Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, informon se nga 7.125 testime, 264 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Fatmirësisht asgjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e virusit gjatë këtyre 24 orëve.

Mësohet se në 24 orët e fundit janë shëruar 10 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 158,131 që prej fillimit të pandemisë. Sakaq, në të gjithë vendin janë 1,251 raste aktive me Covid-19. Deri më sot 789.306 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.