Shefja e Infektivit, Najada Çomo deklaroi  ka patur rritje të numrit të shtrimeve në spitale që korrespondon me shtimin e rasteve të reja me COVID-19 në vend.

Në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Çomo tha se grupmoshat më të prekura janë nga 50-60 vjeç.

 “Sikurse është referuar, është parë një shtim i numrit të personave të infektuar, dhe kjo pasqyrohet dhe në shtimin e personave të shtruar në spital. Të shtruarit në spitale janë pacientët në formën mbi atë të moderuar, të rëndë apo kritike. Ditët e fundit evidentohen raste të shtuar të shtrimeve të COVID. Kjo tregon një trend në rritje. Informacioni që dua t’ju japë është se kemi persona të shtruar nga mosha 30-90 vjeçare. Mosha më e prekur është 50-60 vjeçare. Një thirrje kam për popullatën është se arma që kemi në dorë është mbajtja e maskës, ruajta e distancimit fizik, pasi jemi nga të paktat vende që nuk e respektojmë atë.”, tha Çomo.