Sipas MeteoAlb: Mbetemi në ndikimin e motit të qëndrueshëm duke kushtëzuar alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare deri në mesditë. Pasditja dhe kryesisht orët e mbrëmjes sjellin shpeshtim të vranësirave kryesisht në zonat veriore duke sjellë ndonjë shi të papërfillshëm.

Temperaturat e ajrit rriten sërisht në mëngjes dhe  në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 31°C. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.