Inflacioni i eurozonës u rrit në një nivel rekord të lartë, siç u vlerësua fillimisht, në nëntor, treguan sot të dhënat përfundimtare nga Eurostat.

Inflacioni vjetor u ngjit në 4,9 për qind në nëntor nga 4,1 për qind në tetor. Norma erdhi në përputhje me vlerësimin e lëshuar më 30 nëntor.

Në mënyrë të ngjashme, inflacioni bazë që përjashton energjinë, ushqimin, alkoolin dhe duhanin, u rrit në një rekord prej 2,6 për qind në tetor.

Në bazë mujore, çmimet e konsumit u rritën me 0,4 për qind në muajin nëntor, në vend të 0,5 për qind që vlerësohej më parë.

Në nëntor, kontributi më i lartë në normën vjetore të inflacionit të eurozonës erdhi nga energjia, e cila u rrit me 27,5 për qind.

Çmimet e mallrave industriale joenergjetike u rritën me 2,4 për qind dhe ai i shërbimeve u rrit me 2,7 për qind. Çmimet e ushqimeve, alkoolit dhe duhanit u rritën me 2,2 për qind.