Rriten sërish çmimet e karburanteve/ Nafta kap rekordin

Rriten sërish çmimet e reja të karburanteve.

Bordi që përcakton çmimet i krijuar me vendim qeverie, ka publikuar çmimet e reja të karburanteve të cilat do të aplikohen nga ora 18:00 e kësaj të premteje.

Nga sot, nafta do të shitet në pompa 265 lekë për litër, ndërsa benzina 241 lekë për litër, duke vendosur kështu një rekord për sa i përket shtrenjtimi të këtyre mallrave.

Ndërkohë, gazi do të shitet me 86 lekë për litër.

“Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 17 Qershor ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes”, thuhet në njoftimin zyrtar.