Agjencia e Statistikave të Kosovë (ASK), ka publikuar një rubrikë të re në ueb-faqen e saj, duke e quajtur ‘çmimet ditore’. Aty tregohen çmimet e disa artikujve bazë në ditë të ndryshme. Siç ka njoftuar ASK, ndryshim të çmimet gjatë ditës së djeshme janë vrenjtur tek, vaji ushqimor, vezët dhe qumështi, shkruan Gazeta Metro.


Duke u bazuar në këto statistika, vaji ushqimor gjatë ditës së djeshme ka qenë 2 euro e 72 cent, derisa ditë më parë është shitur më 2.58.

 

Kurse, vezët janë shtrenjtuar për më shumë se 10 cent. Derisa çmimi i qumështit është rritur për 3 cent me 25 maj.

 

“Vaj ushqimor luledielli – 1 litër, 2,72 cent, ishte 2,58. Vezë – Konson, 30 copë 3,38, ishte 3,21. Qumësht tetrapak –3.2 %, 1 lit 1,05 ishte 1/03”, ka njoftuar ASK.

Ndryshime të çmime ka pasur edhe tek disa produkte të tjera.

Javë më parë ASK po ashtu ka treguar se buka, vaji ushqimor, qumështi dhe energjia elektrike janë produktet me rritjen më të madhe të çmimeve.

 

KËTU keni raportin ditor nga ASK për çmimet e disa produkteve bazë.  /gazetametro.net