Të paktën dy persona kanë vdekur dhe dhjetëra rezultojnë të zhdukur pasi një autostradë në jug të Brazilit u përfshi nga rrëshqitje dheu. Shiu i madh shkaktoi rrëshqitje balte në autostradën BR-376 në qytetin Guaratuba në shtetin Parana.

Nuk dihet ende fati i rreth 30 personave, ndërsa disa automjete mendohet se janë zhytur nën dhe. Po ashtu kamionë janë shtrirë në mënyrë të frikshme në buzë të autostradës.