13 orë gjumë dhe ajo vijë e hollë mes jetës dhe vdekjes e parë nga shumë afër. Mesfushori i Brighton, Yves Bissouma ka rrëfyer eksperiencën e tij të tmerrshme që pati pak më shumë se dy vjet më parë, kur pas një operacioni në shpatull ai rrezikoi të mos zgjohej më…

Sipas asaj që bën të ditur The Sun, lojtari që mbërriti në Angli nga Lille në 2018, ka folur për mediat maliane në lidhje me problemet me të cilat ai ishte përballur në të kaluarën dhe që ndikuan në kthimin e tij në ekipin kombëtar: “Njerëzit flasin shumë për mua, por ata nuk dinë asgjë. Unë shkova një fije larg vdekjes në shtratin e spitalit në vitin 2018 pas një operacioni në shpatull, “tha Yves Bissouma, i cili është një lojtar fondamental i klubit anglez.

“Mbaj mend që duhej të zgjohesha dy orë pas operacionit dhe në vend të kësaj mu deshën trembëdhjetë dhe, pas atij operacioni, punova si i çmendur për t’u bërë më i fortë – vazhdoi tregimin lojtari -. Menaxheri im shpesh telefononte trajnerin e ekipit kombëtar për të biseduar për kthimin tim, por ai kurrë nuk u përgjigj. Familja ime nuk më mbështeti, por tani ata duan që unë të kthehem në ekipin kombëtar. Sidoqoftë, unë nuk mbaj inat, i fal të gjithë”.