julian-sinanaj-e1417543537885_0
Vrasësi me pagesë Julian Sinanaj ka bërë sot një rrëfim tronditës për disa nga krimet e rënda në vend, sic është ekzekutimi makabër me eksploziv i gjyqtarit Skedrilad Konomi në Vlorë. Sinanaj ka thënë se gjyqtari Konomi u vra nga deputetë dhe njerëz me pushtet që dalin përditë në ekrane. Sipas tij Policia dhe Prokuroria po fshehin provat dhe faktet në ngarkim të biznesmenit të hidrokarbureve Ilir Karçini, i cili është i arrestuar për porositjen e vrasjes së rivalit të tij Pirro Bare, ngjarje kjo e mbetur në tentativë. Ndër të tjera Sinanaj ka thënë se ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Artan Didi, e ka kërcënuar që të mos flasë për Ilir Karçinin.

“Po fshihen provat për Ilir Karçinin nga Prokuroria dhe Policia. Kam 7 muaj që jam në qeli dhe nuk kam avokat . Artan Didi ka ardhur personalisht dhe më ka kërcënuar. Në kohën kur Didi ka qenë drejtor i përgjithshëm ka ardhur në qelinë time më ka presion që të mos flas asgjë për Ilir Karçinin. Kërcënime kam marrë dhe për Skerdilajt Konomin. Gjyqtari Konomi u vra nga deputetë e njerëz me pushtet, u vra nga njerëz që dalin përditë në ekrane. Ai u vra nga një person që u arrestua në Shkodër kohë më parë nën shoqërinë e kreut të një bande kriminale” tha Sinani gjatë një telefonate për “Neës24”.

Sinanaj ka telefonuar nga numri 04 42 07 041 nga Spitali i Burgut në Tiranë, vend në të cilin mbahen një pjesë e personave që gëzojnë statusin e të penduarit të drejtësisë dhe që ruhen nga Drejtoria e mbrojtës së Dëshmitarëve. 32-vjecari i dyshuar për një sërë vrasjesh me pagesë ka dashur të vijojë më tej rrëfimin e tij, por biseda i është ndërprerë nga gardianët e Spitalit të Burgut.