Lulzim Basha iu përgjigj kunjave të herëpashershme të Edi Ramës në kuvend, në lidhje me Foltoren e Sali Berishës. Basha u duk ende i paqartë për mënyrën se si do të zgjidhet konflikti në PD, kur tha se “ende pyes veten që PD të jetë valvula e shpresës”, por ai u duk i sigurtë në një vendim, që nuk do t’ia kthejë Berishës me të njëjtën monedhë akuzat që i ka bërë.

“Unë nuk pështy mbi 16 vite bashkëpunimi me Berishën, sikur nuk bëhem pjesë e procesit të përbaltjes së llumit, gënjeshtrave të rrenave, unë pyes veten time që PD të jetë valvula e shpresës për demokratët dhe e di që ka një rrugë për të shkuar atje. Fatkeqësisht për ty ajo rrugë do të të marrë edhe ty përtokë dhe nuk ka zot që të shpëton” tha Basha.