Në Napoli, dominoja e nisur e sulmuesve mund të nxisë idenë e çmendur për të sjellë nën Vezuv CR7. Sipas raportimeve nga Claudio Raimondi, në Castel Volturno në fakt ka një plan për Cristiano Ronaldon në rast të shitjes së Osimhen. Në fakt, në Gjermani flasin për një ofertë të afërt nga Bayern Mynih për sulmuesin nigerian. Një lëvizje që mund të hapë dialogun me Mendes, i cili prej disa kohësh kërkon një strehim të ri për CR7 për shkak të dëshirës së tij për të luajtur sërish në Champions League.

Për momentin është vetëm një ide për CR7 në Napoli dhe nuk mund të flitet për një negociatë të vërtetë. Përpara se të nisin të ndërtohen sondazhet e para për kampionin portugez, do të jetë e nevojshme të vendosen disa pjesë mozaiku së bashku dhe të vlerësohet fizibiliteti, në nivel ekonomik, i operacionit. Ronaldo, të cilin menaxheri i tij po e ofron në disa klube, fiton shumë më tepër se tavani prej 4 milionë eurosh të vendosur nga De Laurentiis për pagat. Madje, nuk është ende e ditur oferta e mundshme e Bayernit për Osimhen, edhe pse javët e fundit është supozuar një shifër afër 120 milionë euro. Kësaj i duhet shtuar edhe nyja e zakonshme e të drejtave të imazhit, të cilën numri një i Napolit dëshiron ta menaxhojë gjithmonë personalisht dhe mbi të cilën Ronaldo vështirë se do të bëjë një hap prapa.

Me pak fjalë, një mbërritje e mundshme e CR7 në Napoli, edhe pse e aftë për të lëvizur një ambjent shumë të nxehtë si ai i Napolit – me përfitime relative në aspektin e marketingut – mbetet shumë i ndërlikuar.