Gjatë ndeshjes së djeshme mes Sheriff Tiraspol dhe Manchester United në Europa League, një tifoze ka kërkuar të bëj fotografi me Cristiano Ronaldon mirëpo ky i fundit e ka refuzuar atë. Manchester United mbrëmë triumfoi kundër Sheriff Tiraspol me rezultat 0-2. Golat për ‘Djajtë e Kuq’ i shënuan Cristiano Ronaldo dhe Jadon Sancho.

 

Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet se si një tifoze pas përfundimit të pjesës së parë kërkon të bëj një ‘selfie’ me yllin portugez. Por, ai nuk vendos të ndalet dhe vazhdon rrugës së tij.

 

 

 

Pas kësaj shumë tifozë kanë reaguar duke e quajtur ‘arrogant’ pesë herë fituesin e Topit të Artë, i cili mbrëmë shënoi golin e parë gjatë karrierës së tij në Europa League.

Manchester United pas dy ndeshjeve të para në fazën e grupeve gjendet në pozitën e dytë me tre pikë aq sa ka edhe Sheriff Tiraspol. Pozita e parë i takon Real Sociedad me gjashtë pikë, ndërsa në vendin e fundit është Omonia me zero pikë.