Ronaldinho, pjesë e videklipit të Bad Bunny

Ronaldinho ishte në qendër të vëmendjes pasi u shfaq në videoklipin e ri të Bad Bunny ‘Where She Goes’.

Këngëtari ka shfaqur premierë videoklipin e tij të ri të enjten, 18 maj 2023 dhe nxjerr në pah pjesëmarrjen e futbollistit Ronaldinho. Videoja tashmë ka më shumë se tre milionë shikime në YouTube. Benito Antonio Martinez është sportdashës dhe për të ka qenë nder të bashkëpunojë me Ronaldinho. Bad Bunny është parë së fundmi në ndeshjen gjysmëfinale të Konferencës NBA mes Los Angeles Lakers dhe Golden State Warriors.

“Muzika ka qenë gjithmonë pjesë e jetës sime. E kam trashëguar nga familja ime. Dhe gjithashtu ka ndikuar në stilin tim të të luajturit. Besoj se çdo këngë ka një ritëm, çdo këngë ka një zakon. Dhe të gjitha këto i hodha edhe në fushë. Për mua jeta pa muzikë është e pamundur dhe jam shumë i emocionuar ta ndaj në listën e Legends Spotify me fansat në mbarë botën, u shpreh Ronaldinho. Ai gjithashtu ka ndarë në llogarinë e tij zyrtare në Instagram dhe ka falënderuar këngëtarin që e ftoi të merrte pjesë në projekt.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top