Arsenali duket se do ta pengojë lëvizjen e mundshme e mesfushorit me origjinë shqiptare, Granit Xhaka drejt Romës së Mourinhos. “Xhaka (28) do të qëndrojë te Arsenal” thotë trajneri i ‘topçinjëve’, Mikel Arteta. Pavarësisht ofertës nga Roma, trajneri siguron që kosovari do të vazhdojnë edhe sezonin e ardhshëm: “Ai do të qëndrojë, është një pjesë kyçe e planeve tona”.

Topçinjtë’’ i kanë ofruar një kontratë të re dhe për pesë vite te tjera, dhe goli i shënuar kundër Çelsit në miqësoren e djeshme duket sikur i ka vene gjerat ne vend.

Vetë Xhaka me anë të një postimi në llogarinë e tij në ‘’Instagram’’ ka shuar të gjithë zërat e merkatos duke shkruar: ‘’Ndihem shumë mirë kur kthehesh në shtëpi’’. Ndonëse Roma ka pothuajse dy muaj që pret një transferim të tij, Murinjo duhet të kërkojë një alternativë tjetër në vend të Xhakës.