rita

Disa thonë se nuk ka pasur kurrë më parë një MTV VMA kaq të zhveshur. Dhe në mesin e yjeve që befasoi me paraqitjen e saj ishte edhe Rita Ora, e cila po i lë pak imagjinatës.

Këtë ajo e ka dëshmuar në paraqitjen e saj të fundit në MTV Video Music Awards, ku ajo u shfaq jashtëzakonisht në formë.

Së pari ajo ekspozoi shumë nga trupi i saj në tapetin e kuq, ku u paraqit me një fustan të kuq, elegant, me një prerje të gjerë në anën e majtë, që shfaqi linjat e saj të përkryera trupore.

Bukuroshja shqiptare u shfaq pa mbathje dhe fustani saj i linte shumë pak imagjinatës. 23- vjeçarja ishte nga më të përfolurat e kësaj mbrëmje të zjarrtë në Los Angeles.

Nicki Minaj mbrëmë përformojë “Anakondën” e saj para publikut të MTV Music Video Awards dhe kjo përformancë e saj nuk ka shkuar bash mirë për Rita Orën. Më sa duket ajo është tmerruar ga kjo përformancë e këngëtares.

Ja disa foto më shumë nga kjo mbrëmje: