Rita Ora  përflitet prej muajsh për një romancë  me regjisorin e filmave, Taika Waititi.

Dyshja janë parë shpesh në shoqërinë e njëri tjetrit por nuk kanë konfirmuar asnjëherë aludimet. Mirëpo së fundmi Rita dhe Taika janë shfaqur për herë të parë zyrtarisht si çift në eventin e organizuar për Prospero Tequila me rastin e  Pavarësisë së Amerikës.  Kjo  është hera e parë që shfaqen në një event publik dhe pranojnë të fotografohen me dëshirën e tyre.