Me Fulham-Arsenal, sot në orën 13.30, nis zyrtarisht rrugën sezoni i ri i Premier League, që starton me stadiumet të mbyllura. Bookmakers parashikojnë një betejë dyshe mes Liverpool e Manchester City me Manchester United, Chelsea e Arsenal që vijnë pas tyre e Leeds i Bielsas që mund të bëjë surprizë. Fuqia ekonimike që City ka në dispozicion duket se ka rritur ndjeshëm shansin e fitores së Citizens, duke lënë për Reds rolin e sfidantit pavarësisht titullit në 2020.

Pep Guardiola ka investuar 60 milionë për të përforcuar linjën difensive: nga Bournemouth ka mbërritur Nathan Akè, nga Valencia Ferran Torres. Në ditët e kaluara dy Citizens, Riyad Mahrez e Aymeric Laporte, kanë rezultuar pozitivë (asimptomatikë) me koronavirus në një kontroll rutinë. Por duhet të jenë rregullisht në dispozicion të hënën në ndeshjen kundër Wolverhampton. Në pritje të Thiago Alcantara, që kërkohet fort nga Jurgen Klopp, por ende larg lamtumirës nga Bayern Mynih, deri tani Reds janë limituar të rregullojnë mbrojtjen, duke blerë nga Olympiacos për 13 milionë euro anësorin e majtë Konstantinos Tsimikas. Ja përse këtë vit City është dhënë si favorit ndaj Liverpool. Kandidati i tretë në parashikime është Chelsea i Frank Lampard, që ka shpenzuar më shumë se të gjithë në këtë merkato. Kanë mbërritur Ben Chilëell nga Leicester e Hakim Ziyech nga Ajax, një mbrojtës ekspert si Thiago Silva e talenti gjerman Timo Werner, i paguar 55 milionë euro tek Leipzig.

Rinis me ambicje të rinovuara Everton i Carlo Ancelotti pasi ka bërë dy goditje për zonën Champions: kolumbianin James Rodriguez e ish-napoletanin Allan. Tottenham-Everton do të jetë ndeshja e madhe e javës së parë. Ancelotti sfidon Mourinhon, faktorin fushë e traditën, duke qenë se Spurs kanë fituar 5 nga 7 sfidat e fundit kundër Toffees.