Dy këngët e publikuara nga albumi i grupit Abba, janë ngjitur në tabelat e këngëve më të dëgjuara.
Prestigjiozia “The Guardian” ka shkruar se rikthimi i lajmëruar nga Abba ka krijuar shumë emocione te fansat e tyre, të cilët mezi e prisnin këtë lajm.
Dy këngët e para nga albumi i ardhshëm i Abba, i cili do të dalë në treg më 5 nëntor, ishin në vendin e parë dhe të tretë në renditjen në “trend” YouTube.
Brenda 3 ditëve që nga publikimi i tyre në platformën “Youtube”, këngët ‘Don’t shut me down’ dhe ‘I still have faith in you’ kanë arritur gjithsej 15 milion shikime.

Gjithashtu Abba tashmë ka grumbulluar 991,000 ndjekës dhe 5.5 milion pëlqime në TikTok pavarësisht se iu bashkua platformës në datën 1 shtator.
Këngët e reja të grupit muzikor do të luhen edhe në koncertin virtual të tyre, i cili do të mbahet vitin tjetër në një arenë të përgatitur posaçërisht për ta në Angli, Londër.
Abba u bë një ndër grupet më të suksesshme të popit në historinë e muzikës pasi fituan Eurovision Song Contest në vitin 1974 dhe pavarësisht shkëputjes këngët e tyre u dëgjuan dhe dëgjohen akoma nga të rinj dhe persona në moshë dhe në ditët e sotme.