Kur bëhet fjalë për trendet, asnjëherë nuk diskutoni për ndonjë gjë tjetër më shumë sesa për xhinset. Kjo ndoshta buron edhe nga fakti se të gjithë ne u kushtojmë rëndësi shumë xhinseve që veshim, por edhe nga fakti që pothuaj të gjithë e kemi veshjen e menjëhershme të çdo sezoni. Megjithatë, shumë prej vajzave të njohura të modës ndjekin me shumë interes modelet që propozohen në çdo fillim sezoni, ashtu si tani, kur trendi pranverë – verë 2021 ka nisur të shihet gjithandej. Natyrisht, vëmendjen është përkushtuar edhe te xhinset – prerja, gjatësia, ngjyra – kështu që tema e xhinseve ndez gjithmonë debate.Vite më parë, industria e modës ishte e ndarë në dysh sa u përket xhinseve: nëse ktheheni pas në kohë, do të kujtoni se shumë prej nesh gati-gati u tronditën kur markat e njohura filluan të propozonin xhinset e ngushta, ato që të gjithë i njohin skinny jeans.  Ndërsa tani duhet t’ju paralajmërojmë se do të diskutojmë një tjetër trend të xhinseve që po rikthehet nga vitet ’90 në 2021: xhinset ‘boot-cut’. Modeli që shfaqjen e parë e ka pasur në vitet ’90, tashmë është rikthyer, madje për një pjesë të mirë të zonjave, është kthyer edhe në nostalgji.