Situata në aeroportin e Rinasit është në normalitet të plotë. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka bëri me dije se disa nga kontrollorët janë kthyer në punë. Aktualisht hapësira jonë ajrore po monitorohet nga kontrollorë turq, grekë dhe shqiptarë. Ndërkohë që mësohet se AlbControl është në bisedime dhe me partnerë të tjerë për të siguruar kontrollorë shtesë.

Ditën e sotme nisën fluturimet për qytetarët, ndërkohë që nga 26 kontrollorë që u shoqëruan në polici, 3 prej tyre qëndrojnë në paraburgim.