Procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare po shkon drejt fundit. Deri më tani janë mbyllur tashmë rezultatet për 4728 kuti nga 5199.  Nga rezultatet e tanishme, Partia Socialiste vijon të ruajë vendin e parë me 73 mandate, PD ka marrë 59, LSI 5 dhe PSD 3.

Më shumë se 80% e kutive në Shqipëri dhe kanë dalë rezultatet e shumë qarqeve që projektojnë edhe deputetët që do të zënë ulëset e Kuvendit.