Lajme të reja me shumë rëndësi për kampionatin elitar francez, i cili nga sezoni 2023/24 nuk do të përbëhet më nga 20 skuadra, por nga 18 klube. Asambleja e Përgjithshme e Ligës, e cila u mblodh sot, e kaloi këtë projekt pothuajse unanimisht: klubi i vetëm që e kundërshtoi këtë vendim ishte Metz.

Ndryshimi në format do të bëjë që Ligue 1 në sezonin 2022/23 të përfshijë katër rënie dhe vetëm dy promocione nga Ligue 2, në mënyrë që të ‘rregullojë’ numrin e ekipeve që marrin pjesë në edicionin tjetër të kampionatit më të rëndësishëm francez.