Si pasojë e motit të keq, situata vazhdon të jetë problematike në disa qytete të vendit tonë. Mësohet se rruga Shtyllë-Panarit është bllokuar për shkak të prezencës së borës. Shërbimet sërish ditën e sotme do të punojnë përgjatë këtij aksi.

Kujtojmë që nga reshjet e fundit kjo rrugë u bllokua duke lënë të izoluar fshatin Panarit. Në pjesë të caktuara të këtij segmenti trashësia e dëborës shkon deri në 2 metër. Gjatë sezonit të dimrit rruga Shtyllë-Panarit është mjaft problematikë sa i përket bllokimit pasi është një zonë e lartë malore. Gjithashtu gjatë natës ka patur ndërprerje të energjisë elektrike në Leskovik por tashmë janë rikthyer.