Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion lidhur me situatën në akset rrugore, për shkak të pranisë së borës dhe ngricave në disa qarqe të vendit. ARRSH bën me dije se të gjithë akset rrugore në të gjithë vendin janë të kalueshme.

Gjithashtu Autoriteti Rrugor Shqiptar bën apel shoferëve që të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.