Dita e hënë do të jetë me reshje lokale shiu, por në disa zona me shtrëngata. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka parashikuar motin për 24 orët e ardhshme dhe njofton se këtë fillim jave në qarkun Kukës priten reshje mesatare dhe lokalisht intensive. Në qarqet Dibër, Tiranë, Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje të dobëta dhe lokalisht mesatare. Në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta.

Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet do të jenë në formë shtrëngate, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre). Era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare.