Sipas MeteoAlb, vranësira të shpeshta dominojnë motin në vendin tonë duke sjellë shira të pakët në ultësirën perëndimore, ndërsa reshje dëbore do ketë në pjesën më të madhe në gjysmën lindore të vendit. Mbrëmja sjell largim të vranësirave dhe ri-kthim të motit të kthjellët.

Temperaturat e ajrit ulën sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 11°C. Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 6 ballë.