Republikanët në Senatin amerikan të enjten kërkuan që të shtyjnë fillimin e gjyqit kundër ish-presidentit Donald Trump deri në mes të shkurtit, për t’u dhënë kohë avokatëve të tij për të përgatitur një mbrojtje kundër akuzave. Kjo lëvizje erdhi pasi demokratët më herët gjatë ditës thanë se Dhoma e Përfaqësuesve mund të dërgonte që të premten në Senat akuzat. Trump është nën gjykim për nxitjen e sulmit vdekjeprurës të 6 janarit në Kapitol.

Ndërsa republikanët kanë bërë thirrje për një shtyrje të gjyqit për t’i dhënë  Trump kohë për të përgatitur mbrojtjen e tij, disa demokratë gjithashtu do të favorizonin një shtyrje të gjyqit për të vënë në vijë axhendën dhe emërimet e Presidentit Biden.