Me dy golat e shënuar në kampionat ndaj Freiburg, e vlefshme për javën e njëmbëdhjetë të Bundesligës, skuadra e Bayern Mynih ka arritur një rekord historik. Falë golave të realizuar nga Goretska dhe Lewandowski, kampionët e Gjermanisë arrijnë kuotën 100 në një vit kalendarik.

Një arritje e bukur për formacionin e Nagelsmann që kryeson renditjen e kampionatit gjerman me + 4 ndaj vendit të dytë që mbahet nga Borussia Dortmund. Klubi bavarez është bërë kështu skuadra e dytë në historinë e Bundesligës që ishte në gjendje të shënonte 100 gola në një vit kalendarik. Në vitin 1977, futbollistët e Këlnit arritën të shënonin 101 gola.