Trajneri i kombëtares kuqezi, Edy Reja ka shpallur listën e kombëtares për dy ndeshjet miqësore të Shqipërisë ndaj Uellsit dhe Republikës Çeke më 5 dhe 8 Qershor.

Ora 11: 17 – Reja live per miqesoret: Lista nuk eshte definitive

Ora 11: 215 Nedim Bajrami?

Edi Reja: “Ky problem do të zgjidhet pas ditëvë, mendoj dhe uroj sepse bën pjesë. Kam folur me të dhe ai ka thënë që do të flasë me Shqipërinë. Me atë që ka treguar këtë vit, ka treguar se është ndër më të mirët për të mos thënë më i miri. Ka teknikë të mirë, jep asiste dhe driblon dhe ky do të ishte lojtari ideal. Shpresoj që problem të zgjidhet dhe kjo është dëshira e të gjithëve për një lojtarë kaq të aftë.”

 

Ora 11:10 Reja shpall listën për dy miqësoret ndaj Uellsit dhe Çekisë

Nuk ka shumë ndryshime por vetëm rikthime të disa lojtarëve që për disa arsye nuk kanë qenë në listën e mëparshme në eliminatore dhe bie në sy rikthimi i Bekim Balajt, Taulant Seferit, Endri Çekiçit dhe Amir Abrashit.

“Kemi probleme me portierët. Berisha ka patur probleme fizike, një frakture të vogël në dorë. Strakosha ka edhe ai probleme të vogla fizike dhe do të marrë mjekimin. Do të flasim me lojtarët dhe do të shikojmë përgjigjet e tyre dhe më pas do të rishikojmë edhe listën. Ka shumë mundësi që mund të marrim portier nga Kampionati shqiptar.

Lidhur me Kamberin, kemi folur me agjentin dhe me të dhe kemi marrë një përgjigje jo shumë entuziaste. Ka një problem edhe ai por të shikojmë, ai që duhet të vijë duhet të ketë dëshirë. Nuk dukej entuziast dhe do të shikojmë nëse ka dëshirë të vijë sërish.

Lista nuk është definitive, më thonë që disa here kam bërë eksperiemente por kemi bërë një vlerësim për lojtarët dhe nuk dua të bëjmë më eksperimente. Lidhur me të rinjtë, dikush ka cilësi dhe ende nuk është gati. Do t’I ndjekim edhe sezonin tjetër dhe do të ndjeki maturimin e tyre.

Duhet të shtrëngohemi pasi kemi eliminatoret, janë të rinj, kanë potencial për të qenë pjesë e Kombëtares por duhet t’i shikojmë. Mihaj më ka thënë që nuk ndihet mirë, Dermaku po kurohet në Itali, Hysaj gjithashtu ka shfaqur disa probleme por duhet të flasim me mjekun.

Janë miqësore por nuk mund të flasim për miqësore në kombëtare.”

Këto dy ndeshje janë të rëndësishme sepse janë dy kombëtare që marrrin pjesë në Euro 2020. Do të shikojmë nëse jemi përmirësuar apo kemi mbetur aty ku ishim.

Eshtë një test i rëndësishëm për ne për eliminatoret, do të verifikojmë edhe modulet e lojës.

Në fund të këtyre ndeshjeve do të bëjmë dhe një vlerësim, që shpresoj të kemi vlerësim pozitiv.

 

Reja live per miqesoret: Lista nuk eshte definitive, "Nedim Bajrami më

CHECK THIS OUT